image Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi dënohen me burg për mashtrim

Kosovë

Drejtësi/ Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi dënohen me burg për mashtrim

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin, të akuzuar për mashtrim.

Sipas aktgjykimit, Hashimi u dënua me tre vjet e nëntë muaj burgim, kurse Rexhepi me tre vjet burgim.

Në kuadër të këtij dënimi, atyre u është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

Kurse, pala e dëmtuar, përkatësisht Faton Dalladaku, është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore juridike.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, në afat prej 15 ditësh

Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi ishin akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi që në periudhën kohore prej datës 30 dhjetor 2011 deri me datë 24 korrik 2012 në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit Faton Dalladaku, Hashimi dhe Rexhepi së bashku me të pandehurin E.L, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes se rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e kishin vënë në lajthim të dëmtuarin Faton Dalladakut, me ç’rast kishin arritur të marrin nga i dëmtuari shumën e përgjithshme të të hollave prej 290,810.00 euro duke i shkaktuar dëme materiale./Gazeta Sinjali/