Wayne Rooney ka përshëndetur Lionel Messin si më të mirin e të gjitha kohërave dhe ka zgjedhur Argjentinën për të ngritur Kupën e Botës për herë të tretë në Katar.
Ish-reprezentuesi anglez beson se Argjentina është favorit për të fituar Kupën e Botës ndaj Brazilitm me Rooneyn që gjithashtu beson se fitorja e Argjentinës në Copa America në 2021, duke mposhtur Brazilin për titull, jo vetëm që i ka dhënë skuadrës besim, por gjithashtu ka lehtësuar presionin mbi lojtarët.
“Për mua, Argjentina është favoritja. Ndryshe nga viti 2018, ata kanë shumë lojtarë të mirë dhe solid rreth Lionel Messit si Lautaro Martínez, Leandro Paredes, Rodrigo De Paul dhe sigurisht Ángel Di María. Fitimi i Kupës së Amerikës Viti i kaluar do t’u ketë dhënë besim dhe u ka hequr pak presionin. Klima do t’u përshtatet edhe atyre”, tha ai në një intervistë për The Times.
Rooney gjithashtu ka pohuar se Messi është lojtari më i mirë në histori, madje edhe më i mirë se Diego Maradona. Ndërsa, ish-sulmuesi i Manchester United e ka kufizuar Cristiano Ronaldon që të jetë vetëm golashënues.
“Të gjithë kanë pikëpamje të ndryshme për Messin dhe Ronaldon, por unë kam thënë shumë herë se mendoj se Messi është më i miri. Kam parë shumë video të Diego Maradonës, i cili ishte një lojtar i ngjashëm, por Messi është më i mirë. Ai ka gjithçka – si ai kontrollon ndeshjet, driblimet e tij, asistimet e tij – ndërsa Ronaldo është më shumë një golashënues”, shtoi ai.