Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thyer rregullat e karantinës.
Fituesi i pesë Topave të Artë është fotografuar duke u stërvitur në mënyrë private në stadiumin e skuadrës së Nacional, transmeton Gazeta Sinjali.
Bashkë me të shihet të jetë edhe një portier dhe disa lojtarë afër Ronaldos.
Zyrtarët e qyteti i kanë dërguar një paralajmërim Cristiano Ronaldos që të mos stërvitet më .
‘Ronaldo nuk ka leje speciale për tu stërvitur. Ai ka të drejten e stërvitjes nëse respekton rregullat sikurse të gjithë qytetarët tjerë, s’ka privilegje ‘, u shprehë Pedro Ramos, udhëheqës i Shëndetësisë në Madeira./Gazeta Sinjali/