image Ronaldo thyen heshtjen, reagon pas spekulimeve për një largim të mundshëm: Nuk i lejoj njerëzit të njollosin emrin tim

Futboll

Ronaldo thyen heshtjen, reagon pas spekulimeve për një largim të mundshëm: Nuk i lejoj njerëzit të njollosin emrin tim

news image

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas spekulimeve të fundit për një largim të mundshëm nga Juvnetusi, transmeton Sinjali Sport.

Ylli portugez ka përgënjeshtruar raportimet e fundit nga mediat botërore se do t’i bashkohet Real Madridit, madje kishte edhe lajme se mund të transferohej drejt PSG apo Manchester Cityt.

Ronaldo përmes një postimi në “Instagram” shprehi pakënaqësinë e tij.

“Çdokush qe me njeh mua është i vetëdijshëm se sa i fokusuar jam ne punën time. Pak fjale dhe shume pune, kjo ka qene motoja ime qe nga starti i karrierës sime. Sidoqoftë, ne pamjen e gjithçka se çfarë u tha dhe u shkruajt këto dite, me duhet te tregoj versionin tim.

Me shume se sa mos-respekt, për mua si lojtar dhe si njeri, e pavërteta se si e ardhmja ime po shkruhet ne media është e parespektuar për te gjitha klubet e përfshira ne këto thashetheme, gjithashtu edhe për lojtaret dhe stafin e atyre klubeve.

Historia ime ne Real Madrid është e shkruar. Është e incizuar. Ne fjale dhe ne numra, ne trofe dhe ne tituj, ne rekorde dhe ne titujt e pare te gazetave. Është ne muzeun e Santiago Bernabeu dhe gjithashtu ne mendjen e secilit tifoz te klubit. Dhe përtej asaj se çfarë kam arritur, mbaj mend se ne ato 9 vite kam pasur një lidhje te dashurisë se thelle dhe respektit. Një dashuri dhe respekt qe e mbaj edhe kësaj dite për te cilën gjithmonë do te gëzohem. E di se tifozët e vërtete te Real Madridin do te vazhdojnë te me mbajnë ne zemrat e tyre , dhe unë do ti kem ne zemrën time.

Sa i përket këtij episodit te fundit ne Spanje, kane qarkulluar lajme te ndryshme duke me lidhur mua me klube te ndryshme ne liga te ndryshme ku askush nuk brengosej për ta gjetur te vërtetën e gjithë kësaj.

Po e thyej heshtjen time për te thëne se nuk mundem te lejoj njerëzit te njollosin emrin tim. Unë mbetem i fokusuar ne karrierën time dhe ne punën time, i bindur dhe i përgatitur për te gjitha sfidat qe duhet te ballafaqohem. Gjithçka tjetër? Gjithçka tjetër janë vetëm thashetheme” ka shkruar portugezi.

View this post on Instagram

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

 /Gazeta Sinjali Sporti/