Cristiano Ronaldo ka akuzuar mediat në lidhje me raportimet e fundit rreth skuadrave që portugezi mund të bëjë një lëvizje nëse largohet nga Manchester United.
Portugezi po kërkon me ngulm largimin nga Man United, në kërkim për të vazhduar të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të konkurrojë për tituj të mëdhenj.
Janë spekuluar shumë skuadra si alternativa të mundshme për portugezin, megjithatë 37-vjeçari duket se ka ‘shpërthyer’ më në fund, pas një komenti të bërë në Instagram.
“Është e pamundur të mos flasësh për mua një ditë. Përndryshe, shtypi nuk do të bëjë para. Ata e dinë se nëse nuk gënjejnë, nuk mund të tërheqin vëmendjen e njerëzve. Vazhdoni, një ditë do të merrni disa lajme të sakta“, ka shkruar portugezi.