Cristiano Ronaldo ka refuzuar ofertën multi-milionëshe nga Arabia Saudite, sipas raporteve nga Portugalia.
U raportua në media të shumta se një ekip nga Lindja e Mesme kishte bërë një ofertë astronomike për Cristiano Ronaldon.
Oferta thuhej se përfshinte një pagë prej 250 milionë funteve për dy vite për portugezin, teksa klubi anglez do të përfitonte 25 milionë funte, kurse agjenti i portugezit 20 milionë.
Megjithatë, siç edhe pritej, portugezi e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë, pasi ai synon ende të bëjë gjëra të mëdha në Evropë, raporton gazeta ‘Record’ nga Portugalia.