image Ronaldo reagon për vdekjen e Peles: Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë

Futboll

Ronaldo reagon për vdekjen e Peles: Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë

news image

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Ish-sulmuesi, i cili është lojtari i vetëm në histori që ka fituar tre Kupa Botërore, ndërroi jetë në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo pas një beteje me kancerin.

Pele, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje, u bë një ikonë e lojës pasi fitoi Kupën e Botës në 1958 si 17-vjeçar, duke shënuar dy herë në finale për të mposhtur Suedinë nikoqire.

Pele, i lindur si Edson Arantes do Nascimento, në një familje të varfër në Sao Paulo, fitoi Kupat e Botës 1958, 1962 dhe 1970 me Brazilin.

Për vdekjen e tij, ka reaguar edhe ikona e futbollit që i përket gjeneratës së mëvonshme, Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka shprehur ngushëllime për gjithë Brazilin për “mbretin e përjetshëm” Pele, duke thënë se ai ishte frymëzim për miliona njerëz dhe një referencë që do të jehojë gjithmonë.

“Ngushëllimet e mia të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po përqafon aktualisht. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregove përherë ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh adhuruesve të futbollit. U prefsh ne paqe Mbreti Pelé”, ka shkruar portugezi në rrjetet sociale.

/GazetaSinjaliSport/