Finalja e Evropianit të fundit të vitit 2016, mes Portugalisë dhe Francës është në program sonte, veçse kësaj here në grupe, shkruan Sinjali Sport.
Rezultati ka ndryshuar në këtë përballje në të mirë të Portugalisë, duke u barazuar ndeshja në 2-2.
Cristiano Ronaldo ka realizuar golin e pestë në këtë Kampionat, përsëri nga pika e bardhë, në minutën e 60-të.
Cristiano Ronaldo gets his 109 International goal! pic.twitter.com/tPcKihYm2r
— Ryan (@iRyxis_Offical) June 23, 2021
Ky ishte goli i 109-të për Ronaldon, duke u barazuar me indianin Ali Daleis.
Benzema realizoi golin e epërsisë në minutën e 48-të, pas një super asistimi të Paul Pogbas.
Nga penaltia ka shënuar sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.
Cristiano Ronaldo ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 29-të.
Në “Puskas Arena” të Budapestit me fillim nga ora 21:00 ka nisur ky duel. /Gazeta Sinjali Sporti/