Cristiano Ronaldo e ka lavdëruar Lionel Messin, duke e quajtur një djalë të “shkëlqyer”.
Portugezi ka vazhduar me pjesën e dytë të intervistës ekskluzive me gazetarin Piers Morgan.
37-vjeçari ka diskutuar për shumë pakënaqëi të tjera me me klubin e “djajve”, teka ka folur edhe për Leo Messin.
“Është sikur Messi është një shok skuadre. Ai është një djalë që e respektoj. Mënyra se si ai flet gjithmonë për mua. Edhe gruaja e tij, nga e dashura ime. Çfarë mund të them tjetër? Një djalë i shkëlqyer që bën gjëra të mëdha për futbollin”, ka deklaruar portugezi.
Tutje portugezi ka deklaruar se nëse Portugalia fiton Kupën e Botës, ai do të pensionohet nga futbolli.