Cristiano Ronaldo ka zbuluar se kishte menduar të tërhiqej kur luante për Juventusin “nëse Leo Messi do ta kishte fituar Topin e Artë”.
Gazetari francez Thierry Marchand ka publikuar një biografi të ish-sulmuesit të Juventusit, duke paraqitur nëntë intervista ekskluzive me superyllin portugez, i cili po përgatitet për Kupën e tij të pestë të Botës.
Në një nga ato intervista, Ronaldo diskutoi kohën e tij në Juventus dhe, natyrisht, rivalitetin e tij me Leo Messin.
“Është kaq e lehtë të qëndrosh në flluskë kur je i suksesshëm, të mos largohesh nga zona jote e rehatisë,” tha ai.
“Guxova të vij në Torino, për të ndryshuar klubin, ligën, kulturën e futbollit. E kam vënë veten në rrezik. E mora këtë rrezik për të cilin jam i sigurt se më bëri të humbas Topin e Artë.
“Nuk pendohem për asgjë, por [mendova se] nëse Messi fiton Topin e Artë këtë vit [2018], unë do ta lë futbollin!”, deklaroi ikona portugeze.
Ronaldo kishte fituar Ligën e tij të pestë të Kampionëve në Real Madrid përpara se të transferohej te Juventus në 2018 dhe ishte një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë atë vit.
Megjithatë, ish-shoku i tij i skuadrës Luka Modric përfundimisht u shpall lojtari më i mirë në botë për vitin 2018, me Ronaldon që përfundoi i dyti.
Leo Messi e ka fituar Topin e Artë dy herë që nga viti, fillimisht në 2019 dhe më pas në 2021. Ylli argjentinas e fitoi çmimin shtatë herë, kundrejt pesë të Ronaldos.
Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje me Juventusin, duke fituar dy tituj të Serie A, një Coppa Italia dhe dy Superkupa.