Cristiano Ronaldo me shumë gjasa do ta zhvillojë Botërorin e tij të fundi në karrierë – i cili do të jetë i pesti i tij në këtë garë.
E duket se kjo gjë e ka bërë emocional atë në ndeshjen hapëse të Portugalisë në Katar.
Portugezi është parë tejet emocional, i përcjellur nga lotët teksa intonohej himni i kombëtares së Portugalisë.
Cristiano Ronaldo emocionado cantando o hino de Portugal. ????????????pic.twitter.com/92s0EKkLaK
— Cristiano Ronaldo Brasil (@CR7Brasil) November 24, 2022
Portugalia ndeshjen e parë të grupeve e zhvillon ndaj Ghanës, në po të njëjtin grup ku gjinden edhe Uruguai dhe Korea e Jugut të cilat u ndanë baras para pak çastesh në duelin e tyre të parë.