Cristiano Ronaldo nuk është rikthyer në stërvitjen e Manchester United për të dytën ditë radhazi, ka mësuar The Athletic.
Lojtarët ndërkombëtarë të United do të ktheheshin në Carrington të hënën, por Ronaldo mungoi, me “arsye familjare” të përmendura.
Aktualisht është e paqartë se kur do të kthehet portugezi, me United që është planifikuar të udhëtojë të premten për turneun e tyre në Tajlandë dhe Australi.
Athletic raportoi gjatë fundjavës se Ronaldo, 37 vjeç, do të donte të largohej nëse United merr një ofertë të përshtatshme këtë merkato.
Bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly u takua me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes për të diskutuar situatën e tij dhe idenë që ai të kalojë te Chelsea.
Edhe Bayern Munich mendohet se është informuar për situatën e tij, ndërsa Napoli mësohet të jetë i interesuar.
Kuptohet se pikëpamja nga United është se Ronaldo nuk është në shitje këtë verë.
Ronaldo ka 12 muaj të mbetur në kontratën që nënshkroi kur iu bashkua United verën e kaluar nga Juventusi. Ekziston edhe një opsion në kontratën e tij për një vit tjetër.
Ai shënoi 24 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i United, por nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte ata të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve.
Mungesa e futbollit të Ligës së Kampionëve këtë sezon që vjen dhe vendosmëria për të luftuar për trofe mendohet të jetë pjesë e arsyetimit prapa dëshirës së tij për t’u larguar.
Ronaldo mendohet se ka qenë i shqetësuar për mungesën e progresit brenda dhe jashtë fushës, ndërsa një klauzolë në kontratat e të gjithë lojtarëve të United parashikon një ulje pagash prej 25 për qind si rregull i përgjithshëm.