Në ceremoninë që po mbahet sot në Nyon të Zvicrës, është duke u hedhur shorti për fazën e grupeve të edicionit të ri 2020/21 në Champions League, transmeton Sinjali Sportiv.
Në grupin ‘G’, do të përballen Barcelona dhe Juventus.
Në këtë ndeshje do të kemi mundësinë të shohim të luajnë kundër njëri-tjetrit, ndoshta për herë të fundit, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy lojtarët më të mirë në botë. /Sinjali Sportiv/