Një nga çiftet më të famshëm në botë është Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez. Mirëpo, ditët e fundit në media të ndryshme po spekulohet se ata mund të jenë në krizë.
Georgina kishte marrë përsipër t’i largonte këto thashetheme, me disa deklarata shumë të forta kundër të gjithë atyre që kanë publikuar lajme të ndryshme, duke vënë në dyshim raportin e saj personal me sulmuesin portugez.
“Personat ziliqarë shpikin thashetheme, më pas i përhapin thashethemet dhe idioti i beson”, – ka postuar në internet Rodriguez.
Megjithatë, ishte e nevojshme edhe përgjigja e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez nuk vonoi shumë për të reaguar. Dhe këtë e bëri në mënyrë të vendosur për të mbështetur partneren e tij dhe për të heshtur njëherë e përgjithmonë zërat për një krizë të supozuar që kishin kaluar.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka shpërndarë një foto, në të cilin puth me pasion Georgina Rodriguez. Dhe këtë “provim” e ka dhënë para 580 milionë ndjekësve që ka në Instagram.
Krahas asaj fotoje, Cristiano Ronaldo ka shpërndarë edhe një mesazh: “Gëzuar e dashur”. Ylli i Al-Nassr, i cili luan në Arabinë Saudite që nga janari, pasi vendosi të largohej nga Europa për të vazhduar karrierën e tij të suksesshme profesionale gjetkë, nuk mund të ishte më i qartë.
Çifti, që jeton bashkë nga viti 2016, kur u njohën në Madrid, shpreson të vazhdojë ta zgjasë lumturinë e tyre dhe nuk hezitojnë t’ua bëjnë të ditur të gjithëve. Reagimet dhe komentet nuk vonuan. Fansat kishin qenë të shqetësuar për të gjitha lajmet e ditëve të fundit, por me këtë foto tashmë mund të “marrin frymë lirisht”…