Sipas Ronaldinhos, Messi duhet ta fitojë sërish “Topin e Artë”, shkruan Gazeta Sinjali Sporti.
Messi është një nga favoritët për ta fituar “Topin e Artë” për këtë vit.
Por sipas Ronaldinhos, Messi është më i miri në botë dhe meriton të ketë edhe një tjetër “Top të Artë”.
Këto fjalë i tha ditë më parë në Paris, kur takoi Messin për herë të parë pas shumë vitesh, pasi ishte i ftuar special në Parc des Princes.
Tjerë kandidatë për këtë çmim janë Lewandowski, Benzema, Jorginho e Kante.
Nëse Lionel Messi e fiton edhe këtë herë, do të jetë i shtati “Top i artë” për të. Ndërsa pas tij, mbetet Cristiano Ronaldo, me pesë sosh.