image Romano: Hakimi qëndron në Inter

Futboll

Romano: Hakimi qëndron në Inter

news image

Një nga gazetarët më të besueshëm të merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se mbrojtësi Achraf Hakimi do qëndrojë të Inter, përcjell Sinjali Sport.

Mbrojtësi kërkohet nga dy klubet e mëdha evropiane, Bayern Munich dhe Arsenal, por mesa duket nuk e ka plan të largohet.

Romano ka njoftuar se marokeni e ka bërë të qartë se do qëndrojë te “Neurazzurët”.

“Achraf Hakimi e bën të qartë. Ai dëshiron të qëndrojë te Inter, pavarësisht spekulimeve për Bayern dhe Arsenal, nuk planifikon të largohet në verë”, shkroi ai.

Ndërkohë, Hakimi ishte ndër lojtarët kryesorë që i ndihmoi Interit të fitojnë Scudetton pas plotë 11 viteve. /Gazeta Sinjali Sporti/