Roma përmbylli javën e 17-të në Serie A me sfidën ndaj Spezias, shkruan Sinjali Sport.
Giallorossi e mposhti në Olimpico skuadrën e Spezias me rezultat të pastër 2-0.
Dy qendërmbrojtësit Chris Smalling dhe Roger Ibanez i realizuan golat në triumfin e rëndësishëm të ekipit të tyre.
Roma pas kësaj fitoreje ka 28 pikë në pozitën e gjashtë, përderisa Spezia me 12 pikë mban vendin e 17-të.
Nga fillimi në këtë takim u paraqiten dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla dhe Rey Manaj, të cilët kompletuan 90 minuta.
Madje Manaj e shënoi një gol, por që gjyqtari me ndihmën e VAR-it e anuloi për pozitë jashtë loje, përderisa Kumbulla e mbajti portën e paprekur. /Gazeta Sinjali Sporti/