image Roma triumfon ndaj Genoas, Mourinho ia shkakton humbjen e parë Shevchenkos në debutim

Futboll

Roma triumfon ndaj Genoas, Mourinho ia shkakton humbjen e parë Shevchenkos në debutim

news image

Genoa u përball me Romën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në elitën e futbollit italian, shkruan Sinjali Sport.

Mysafirët arritën fitore të pastër në këtë takim me rezultat 0-2.

Rezervisti Felix Afena-Gyan, ia siguroi tre pikët Giallorossit me dy golat e realizuar në minutën e 82-të dhe 93-të.

Në këtë ballafaqim, për vendasit në stol debutoi, Andriy Shevchenko, i cili u mposhtë nga ish trajneri i tij, sa ishte futbollist,  Jose Mourinho.

Roma ngritët në pozitën e pestë, duke grumbulluar 22 pikë, kurse vendasit kanë 9 pikë në pozicionin e 18-të.

Në këtë duel nga minuta e parë u paraqit reprezentuesi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili zhvilloi 87 minuta, duke u zëvendësuar nga Smalling. /Gazeta Sinjali Sporti/