Në pak ndeshje të zhvilluara Roma e sheh veten jashtë zonës së Champions për shkak të golaverazhit, në një situatë e cila mund të degradojë më shumë nëse nuk merr maksimumin edhe të premten ndaj Bolonjës.
Trajneri i ekipit kryeqytetas, duke marrë shkas edhe nga ndeshjet e fundit, akuzoi arbitrat se nuk përdorin të njëjtën njësi matëse për të gjithë, praktikisht favorizojnë skuadra të caktuara.
“Në Rexhio Emilia gabova edhe unë taktikisht edhe lojtarët në fushë, por problemi ishte se e humbëm ekuilibrin. E kam të vështirë të kuptoj motivin e kaq shumë kartonave por për diçka jam i sigurt. Këtu në futbollin italian, metri i arbitrave nuk është i njëjtë për të gjitha skuadrat”, tha Paulo Fonseca.
Viti 2020 për Romën nuk ka nisur në mënyrën optimale për Romën dhe disfata e fundit ndaj Sasuolos e ka vënë në diskutim pozitën e trajnerit Fonseka. Por tekniku portugez mori përgjegjësitë dhe kërkoi nga ekipi të reagojë ashtu siç duhet, të premten në mbrëmje në stadiumin Olimpiko ndaj Bolonjës.