Roma ka shënuar fitoren e radhës, këtë herë ndaj Empolit.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho triumfoi me rezultat komod 2 – 0.
Lorenzo Pellegrini kaloi Romën në epërsi pas një harkimi nga Mkhitaryan.
Ndërsa, ishte armeniani që në pjesën e dytë shënoi golin e fitores (48′).
Ylli i Shqipërisë, Nedim Bajrami ishte gjithashtu i pranishëm në takim, ku u inkuadrua në fushë te Empoli në minutën e 46-të.
Me këtë fitore, Roma renditët në pozitën e katërt me 15 pikë, derisa Empoli në të 10-ten me nëntë sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/