Klubi i Romës nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur zëvendësimin e Edin Dzekos që u transferua tek Inter së fundmi.
Romakët sot pritet ta zyrtarizojnë transferimin e futbollistit të Chelseas, Tammy Abraham.
Fabrizio Romano raporton se tashmë marrëveshja është arritur dhe se sulmuesi anglez pritet që sot të arrij në Romë.
Klubi nga kryeqyteti i Italisë do të paguaj hiq më pak se 40 milionë euro për transferimin e Abrahamit plus bonuset. Chelsea mund ta rikthej Abrahmin pas vitit 2023 nëse paguan 80 milionë euro.
Rroga e sulmuesit anglez pritet të jetë 4 apo 5 milionë euro në sezon. Ai do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2026. /GazetaSinjaliSporti/