image Roma nuk gjen më shumë se një barazim kundër Sampdorias

Futboll

Roma nuk gjen më shumë se një barazim kundër Sampdorias

news image

Roma nuk gjeti fitoren e radhës në duelin ndaj Sampdorias, transmeton Sinjali Sport.

Giallorossi barazoi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Serie A, si dhe e fundit për këtë vit në shtëpi.

Kryeqytetasit italian barazuan në shtëpi në ‘Olimpico’, ndaj Sampdorias, me rezultat 1-1.

Eldor Shomurodov e realizoi golin te romakët, kurse Manolo Gabbiadini i barazoi shifrat.

Vendasit me 32 pikë të grumbulluara kanë pozitën e gjashtë, derisa mysafirët me 20 në vendin e 15-të.  /Gazeta Sinjali Sporti/