Roma nuk gabon as në xhiron e tretë të Serie A, transmeton Sinjali Sport.
Giallorossi fitoi me shumë vështirësi 2-1 me Sassuolon në “Olimpico”, duke vazhduar formën e mirë këtë edicion.
Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh me golin e Cristantes në min e 37.
Megjithatë, Djuricic nuk i la të gëzoheshin, pasi pas 20 min barazoi shifrat duke menduar se kishte përfunduar gjithçka.
Mirëpo, ashtu nuk mendoi El Shaaraëy, pasi shënoi në kohën shtesë në min e 92-të duke e arritur fitoren e tretë pas tre ndeshjeve.
Me këtë fitore skuadra e Mourinhos del në vendin e parë me 9 pikë, aq sa kanë edhe Milan e Napoli, por për shkak të golaverazhit kryeson.
Në anën tjetër Sassuolo mban vendin e nëntë me katër pikë.
Kjo ishte ndeshje e 1000 që e menaxhoi Jose Mourinho, duke arritur një fitore mjaft të rëndësishëm në këtë jubilar. /Gazeta Sinjali Sporti/