image Roma mposhtë Empolin në një goleadë ku ishte i përfshirë edhe Bajrami

Futboll

Roma mposhtë Empolin në një goleadë ku ishte i përfshirë edhe Bajrami

news image

Skuadra e Romës luajti në udhëtim kundër Empolit, në kërkim të tri pikëve në Serie A, njofton Sinjali Sport.

Ekipi nga kryeqyteti triumfoi pa probleme me rezultat 2-4.

Mancini, Abraham, Oliveira dhe Zaniolo shënuan për mysafirët.

Për vendasit golat i shënuan Pinamonti dhe Nedim Bajrami.

Giallorossi ka 38 pikë pas kësaj ndeshje në vendin e gjashtë, kurse me 29 pikë në pozitën e 12-të gjendet Empoli.

Nga katër reprezentuesit shqiptar te dy ekipet, dy prej tyre: Bajrami dhe Ismajli i kompletuan 90 minuta, kurse Asllani dhe Kumbulla nuk luajtën fare.

/Gazeta Sinjali Sporti/