Skuadra e Romës luajti në udhëtim kundër Empolit, në kërkim të tri pikëve në Serie A, njofton Sinjali Sport.
Ekipi nga kryeqyteti triumfoi pa probleme me rezultat 2-4.
Mancini, Abraham, Oliveira dhe Zaniolo shënuan për mysafirët.
Për vendasit golat i shënuan Pinamonti dhe Nedim Bajrami.
Giallorossi ka 38 pikë pas kësaj ndeshje në vendin e gjashtë, kurse me 29 pikë në pozitën e 12-të gjendet Empoli.
Nga katër reprezentuesit shqiptar te dy ekipet, dy prej tyre: Bajrami dhe Ismajli i kompletuan 90 minuta, kurse Asllani dhe Kumbulla nuk luajtën fare.