Roma u përball me Cagliarin në kuadër të javës së 22-të në futbollin italian, shkruan Sinjali Sport.
Giallorossi e mposhti Cagliarin me rezultat minimal 1-0 në kryeqytet në stadiumin madhështor “Olimpico”.
Sergio Oliveira debutoi për Roman, ku edhe e shënoi golin e vetëm nga pika e bardhë në minutën e 33-të, duke e bërë heroin për këtë fitore.
Marash Kumbulla luajti 90 minuta, duke e kompletuar ndeshjen pa pësuar gol.
Roma arkëton 35 pikë në vendin e gjashtë në Serie A, përderisa mysafirët me 16 pikë mbetet në pozicionin e 18-të. /Gazeta Sinjali Sporti/