image Roma minimalisht fiton ndaj Torinos, Vojvoda kompletoi 77 minuta

Futboll

Roma minimalisht fiton ndaj Torinos, Vojvoda kompletoi 77 minuta

news image

Roma mposhti si nikoqir Torinon, përballje e vlefshme për xhiron e 14-të në Seria A, raporton Sinjali Sport.

Giallorossi triumfoi në ‘Olimpico’ me rezultat minimal 1-0.

Sulmuesi anglez, Tammy Abraham, e realizoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 33-të.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho arkëtoi pikët e plota, ku renditet si e pesta me 25 pikë.

Torino pas humbjes ka 17 poenë në vendin e 13-të, duke qënndruar në të njëjtën pozitë si para ndeshjes.

Lojtari i Kosovës, Mërgim Vojvoda te Torino këtë ndeshje luajti nga minuta e parë deri në të 77-ën. /Gazeta Sinjali Sporti/