Një ndeshje interesante u zhvillua sot (e shtune) në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Atalanta ishte nikoqir i Romas në duelin për xhiron e 18-të në elitën italiane.
Giallorossi arriti fitore bindëse me rezultat të thellë 1-4.
Abraham me dy gola, Zaniolo dhe Smalling me nga një ishin realizatorët për ekipin e Mourinhos, ndërsa Muriel e realizoi golin e nderit te vendasit.
Përballja e dy skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës së Serie A-së u luajt në Bergamo.
Pasi përfundoi takimi vendasit mbesin me 37 pikë në vendin e tretë, kurse mysafirët janë më poshtë në renditjen tabelore me 31 pikë në vendin e pestë.
Nga fillimi për Atalantan startoi Berat Gjimshitin i cili u zëvendësua në minutën e 34-të për shkak të lëndimi, gjersa Marash Kumbulla në bankën rezervë te Roma nuk u inkuadrua fare. /Gazeta Sinjali Sporti/