Roma ka identifikuar mbrojtësin e Real Madridit, Nacho Fernandez si një objektiv për afatin e ardhshëm kalimtar të transferimeve, transmeton Sinjali Sport.
Sipas ‘El Nacional’, skuadra romake do synojë ta transferojë mbrojtësin spanjoll.
Jose Mourinho është një admirues i zjarrtë i 31-vjeçarit dhe dëshiron t’i japë atij një rol qendror në planet e tij në Stadio Olimpico.
Nacho është paraqitur në nëntë ndeshje për Realin deri më tani këtë sezon, por vetëm katër nga ato dalje kanë ardhur në pozicionin e tij të preferuar të qendërmbrojtësit. /Gazeta Sinjali Sporti/