image Roma dhe Leicesteri e pësojnë nga UEFA

Futboll

Roma dhe Leicesteri e pësojnë nga UEFA

news image

Roma është gjobitur me një total prej 46,000 euro nga UEFA për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Konferencës së Evropës kundër Leicester Cityt.

Giallorossi fituan ndeshjen 1-0 përmes një goli të Tammy Abraham për të arritur në finalen e tyre të parë evropiane që nga viti 1984, ku mundën Feyenoord 1-0.

UEFA publikoi arsyet e dënimit:

Roma mori një gjobë prej 20 mijë eurosh për hedhjen e sendeve, një gjobë tjetë prej 18 mijë eurosh për ndezjen e fishekzjarreve si dhe një prej 8 mijë eurosh për bllokimin e shkallëve.

Kundërshtarët e Romës, Leicester, u gjobitën gjithashtu me 20,000 euro për hedhjen e objekteve dhe 4,000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

Giallorossi janë gjithashtu nën hetim për sjellje josportive gjatë paradës së tyre me autobus të hapur pas fitores.

Roma fitoi trofeun e parë evropian që nga viti 1961 falë golit të Nicolo Zaniolo në pjesën e parë në fitoren ndaj Feyenoord në Tiranë.

Ishte sezoni i parë i Ligës së Konferencës dhe sezoni i kaluar në vendin e gjashtë siguroi që Roma do të ishte në Ligën e Evropës për sezonin 2022-23.

/GazetaSinjaliSport/