Skuadra e Romës është shumë afër që ta mbyllë transferimin e Elseid Hysajt nga Napoli.
Sipas asaj që raporton gazeta italiane “Corriere dello Sport”, Roma ka arritur marrëveshje me rivalin nga Serie A për transferimin e mbrojtësit shqiptar.
Sipas gazetës, romakët do të paguajnë 25 milionë euro për mbrojtësin, i cili nuk është i lumtur te napolitanët.
25-vjeçari më nuk është pjesë e planeve të Carlo Ancelottit, andaj në afatin kalimtar të janarit pritet të kalojë në “Olimpico”./Gazeta Sinjali/