image Rohani: Irani kurrë nuk do të dorëzohet para presionit amerikan

Botë

Rohani: Irani kurrë nuk do të dorëzohet para presionit amerikan

news image

Irani kurrë nuk do të mbajë bisedime me Shtetet e Bashkuara, nëse është nën presion, tha presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë një konference për media në Teheran.

“Irani kurrë nuk do të negociojë nën presion… Ne kurrë nuk do të dorëzohemi para presionit të Amerikës dhe ne kurrë nuk do të negociojmë nga pozicioni i dobësisë”, tha Rohani.

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksione ekonomike ndaj Iranit, që prej majit të vitit 2018, kur u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.

“’Presioni maksimal’ i Amerikës ndaj Iranit është i destinuar të dështojë”, tha presidenti iranian.

Presidenti Rohani po ashtu tha se roli i Teheranit është thelbësor për sigurinë në rajon.

“Sigurimi i paqes dhe stabiliteti në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik janë të pamundura pa ndihmën e Iranit”, tha ai. /Gazeta Sinjali/