image Osmani uron ShBA-në: Festojmë për idealet për të cilat i rreh zemra çdo amerikani e çdo kosovari

Politikë

Osmani uron ShBA-në: Festojmë për idealet për të cilat i rreh zemra çdo amerikani e çdo kosovari

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e përvjetorit të 247-të të Pavarësisë së kombit amerikan.

Osmani ka thënë se në këtë ditë, Kosova bashkohet me ShBA-të për të festuar idealet dhe vlerat, me të cilat rreth zemra e çdo amerikani e kosovari.

Tutje Osmani ka thënë se partneriteti i palëkundur mes dy vendeve , duhet të vazhdojë të forcohet.

Postimi i plotë:

Gëzuar 4 korrikun @POTUS Biden dhe miqtë dhe aleatët tanë amerikanë!

Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar me kombin tuaj të madh dhe idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari.

Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur!

/GazetaSinjali/