image Rizvanolli tregon në çfarë ore ta lëshoni bojlerin, tharësen e lavatriçen për të kursyer rrymë

Rizvanolli tregon në çfarë ore ta lëshoni bojlerin, tharësen e lavatriçen për të kursyer rrymë

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka sugjeruar masat më të reja për qytetarët e vendit në mënyrë që të kursehet energjia elektrike gjatë temperaturave të acarta që janë paralajmëruar për javën tjetër.

Rizvanolli ka dalë me orar të shfrytëzimit të orës pajisje të amvisërisë në një postim të sajin në Facebook.

“Të dashur qytetarë. Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.”, ka thënë ajo.  

“Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytëzimin e energjisë elektrike”, shtoi Rizvanolli.

Këto janë masat:

Shkyçni dritat e panevojshm

Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00

Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00

Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00

Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.

/GazetaSinjali/