image Rizvanolli: Thirrjet për kursim kanë pasur efekt, qytetarët po kursejnë rrymën - Sinjali

Rizvanolli: Thirrjet për kursim kanë pasur efekt, qytetarët po kursejnë rrymën

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, thotë se thirrjet për kursim të energjisë kanë pasur efekt, sepse qytetarët kanë filluar të kursejnë rrymën.

Rizvanolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.

“Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten”, ka shkruar Rizvanolli./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin