image Rizvanolli kërkon nga deputetët miratimin e Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve

Politikë

Rizvanolli kërkon nga deputetët miratimin e Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, para deputetëve theksoi se heqja e TVSh-së për produktet themelore nuk mund të ketë efekt në një kohë kur ndodh keqpërdorimi i krizës.

“Çmimi i peletit ka kushtuar 180 euro tash kemi mese katërfishim të çmimit ndërkohë çmimi i prodhimit është nën 200 euro”, tha Rizvanolli.

Ministrja theksoi se heqja e TVSH-së nuk ka të bëjë me këtë dhe nuk mund të ketë efekt në një kohë kur kemi të bëjmë me një keqpërdorim të krizës. Ajo do të funksiononte në një kohë normale. Rizvanolli kërkoi nga deputetët  ta votoni projektligjin sa më parë.

/GazetaSinjali/