image Rizvanolli për pagesën e rrymës në veri: S’mund të vazhdojmë kështu në këtë kohë krize

Kosovë

Rizvanolli për pagesën e rrymës në veri: S’mund të vazhdojmë kështu në këtë kohë krize

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për kërkesën e KOSTT-it për fonde shtesë për mbulimin e shpenzimeve në veri

Ajo gjatë kësaj konference tha se ka pasur një kërkesë të tillë duke shtuar që kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu në këtë kohë krizë.Sipas saj, institucionet janë duke u munduar me gjitha mënyrat që të zgjidhte ky problem.

“Po KOSTT-i ka bërë një kërkesë për fonde shtesë. Ne kemi punuar maksimalisht që nga niveli më i lartë në Bruksel e deri të institucionet tona që të plotësohen pikat e marrëveshjes për zgjidhje e këtij problemi”.“Kjo situatë nuk mund të vazhdoj kështu në këtë kohë krize. Qytetarët duhet të paguajnë për shërbimet që marrin. Ne do t’i konsideroj të gjitha mënyrat për zgjidhje shumë të shpejt të këtij problemi”, tha ajo.

Rizvanolli ka folur edhe për vendimet e mbledhjes së Qeverisë, ku ka shtuar strategjia e miratuar ka për qëllim që të krijohet një sektor energjetik i qëndrueshëm dhe i integruar në tregun evropian deri në vitin 2030.

“Sot miratuam Draftit të Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, e cila është një dokument që vendos orientimet afatgjatë të energjisë, vendos themelet për një sektor të energjisë më të pastër ku qytetarët janë pjesëmarrës aktiv. Vizioni i strategjisë është që të kemi një sektor energjetik të qëndrueshëm të integruar në tregun evropian deri në vitin 2030”.

“Më këtë parashohim që të kemi deri në 1600 megavat të kapaciteteve të ripërtrishme. Duke marr parasysh burimet ujit që kemi si shtet strategjia nuk parasheh hidrocentrale të reja. Rritja e efiçiencës së energjisë është një nga shtyllat kyçe”.

Rizvanolli tha se janë siguruar mbi 55 milionë euro grande për dy projekte solare.

“Janë siguruar mbi 55 milionë euro grande për dy projekte solare. Njëri projekt parasheh ndërtimin e parkut solar për 100 megavta në KEK. Tjetri projekt edhe po ashtu shumë inovativ. Ky projekt parasheh zgjerimin e rrjetit të Termokosit të dy këto projekte janë të rëndësishme jo vetëm për ngrohje, por edhe për ambientin. Në Gjakovë e kimi inauguruar ngrohjen me biomasë ku kemi investuar gati 1 milion euro për biomasës. Gjatë javëve në vinim janë duke na pritur shumë të reja”, tha ajo. 

/GazetaSinjali/