image Rizvanolli: Kosova po përballet me shumë sfida në sektorin e energjisë

Financa

Rizvanolli: Kosova po përballet me shumë sfida në sektorin e energjisë

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po merr pjesë në takimin jozyrtar të Ministrave të Energjisë që po zhvillohet në Pragë të Çekisë.

Nga aty, ajo për media deklaroi se, ashtu si edhe ministra të shteteve tjera, ndodhet atje që t’i shprehin pikëpamjet e tyre rreth asaj se çka do t’u ndihmonte në këtë periudhë të krize.

“Kosova po përballet me shumë sfida, natyrisht ashtu si edhe shumica e shteteve në sektorin e energjisë. Ne veçanërisht varemi nga importet gjatë dimrit, gjë që e bën këtë dimër veçanërisht të vështirë për ne”.

“Shpresojmë se masat që po i ndërmerr Bashkimi Evropian do të na përfshijnë dhe ne dhe të ketë efekt pozitiv për ne. E dimë se kjo do të varet shumë nga mënyra se si ato janë dizajnuar, nga zbatueshmëria e tyre në vendet tona dhe nga mënyra se si janë dizajnuar në shtetet evropiane në fakt, nëse kanë impakt dhe efektet “spillover” në shtetet tona”, u shpreh Rizvanolli.

/GazetaSinjali/