Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora duket se po synon të ndërtojë një karrierë më solide në fushën e aktrimit.
“Daily Mail” shkruan se Rita është momentalisht në bisedime për të luajtur rolin e Artful Doger në filmin e ri të bazuar në librin e njohur të Charles Dickens, Oliver Twist.
“Filmi do të jetë ndryshe nga origjinali, por roli i saj do të jetë i bazuar në personazhin e Artful Dogder. Bisedimet kanë nisur dhe ajo është e paduruar që diçka e tillë të ndodhë. Kasti është i mahnitur deri më tani nga Ora”-shkruan e përditshmja prestigjioze britanike.
E teksa pritet në ditët në vijim që të konfirmohet zyrtarisht nëse Ora do të jetë ose jo pjesë e këtij prodhimi të ri kinematografik, risjellim në vëmendje se ajo ka ardhur si aktore fillimisht me rolin e motrës së Cristian Grey-t në sagën e filmit 50 Shades of Grey.