Sapo ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valim Elezi, i cili ka thënë se rezultatet do të publikohen më së largu deri nesër, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në këto momente në QNR përfundoi procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve…Sot është dita e 12-të prej që kemi nisur ta zbatojmë vendimin e PZAP-së”, ka thënë Elezi.
“Rezultatet do të publikohen në web-faqen e KQZ-së sa më shpejt që është e mundur. Nuk i kam rezultatet. Unë nuk i di rezultatet. Do ta presim publikimin e tyre për subjektet politike dhe për kandidatët. Më së largu deri nesër do të publikohen”, ka theksuar ai.
Elezi ka rikujtuar se si zakonisht, partitë dhe kandidatët kanë afat prej 24-orësh për t’i paraqitur ankesat e tyre. /Gazeta Sinjali/