Gjatë ditës së sotme deri në orën 16:00 janë rinumëruar edhe 63 vendvotime.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Elezi ka thënë se numri total i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është 903, transmeton Gazeta Sinjali.
“Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për tu rinumëruar apo 35.82%”, ka thënë Elezi./Gazeta Sinjali/