Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se deri më tani janë rinumëruar 50 vendvotime.
Këto janë rinumëruar gjatë ndërrimit të dytë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Sipas Elezit, rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve.
Rinumërimi i këtyre vendvotimeve ka filluar të mërkurën pasdite dhe sipas vëzhguesve të zgjedhjeve dhe rinumërimi, ky proces i rinumërimit të 1428 vendvotimeve pritet të zgjasë rreth tri javë./Gazeta Sinjali/