image PZAP merr vendimin që t'i rinumërohen votat kandidates për deputete të AAK-së

PZAP merr vendimin që t’i rinumërohen votat kandidates për deputete të AAK-së

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marr vendim pro ankesës së kandidates për deputete të AAK-së, Albana Bytyqi, për rinumërimin e votave të saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim vjen pasi që, Bytyqi u ankua në këtë institucion për shkak të mungesës së votave.

Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërojë vetëm fletëvotimet për kandidatet nga subjekti politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Vendvotimet: VV 1603A/01D, VV1725C/02D. VV3032A, VV1724C/02R, VV0203X, VV0103C. VV 016C dhe VV 0114C. Refuzohet pjesërisht apeli Anr 759/2021, në pjesën e apelit që ka të bë me vendvotimin 1214/0103D”, thuhet në vendimin e PZAP-së. /Gazeta Sinjali/