image KQZ tregon kur publikohet rezultati i rinumërimit të votave

Kosovë

Afati/ KQZ tregon kur publikohet rezultati i rinumërimit të votave

news image

Rezultatet e rinumërimit të 1407 vendvotimeve do të publikohen sot në orën 14:00.

Meqenëse rinumërimi ka përfunduar në orën 14:00 të ditës së diel, sipas KQZ-së duhet pritur afati ligjor prej 24 orëve para se të publikohet rezultati.

“Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diel, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së. /Gazeta Sinjali/