image Elezi: Procesi i rinumërimit të votave me kusht dhe diasporës të AAK-së ka filluar, përfundon brenda orëve

Elezi: Procesi i rinumërimit të votave me kusht dhe diasporës të AAK-së ka filluar, përfundon brenda orëve

news image

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka filluar rinumërimi i votave me kusht dhe nga diaspora për subjektin politik të AAK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ky proces ka filluar pas ankesave që kanë ardhur lidhur me rezultatin përfundimtar që ka shpallur KQZ.

Elezi tha se prezent në QNR janë edhe zyrtarë të Prokurorisë dhe hetuesit policorë të cilët janë ftuar nga KQZ.

Po ashtu, Elezi bëri të ditur se procesi i rinumërimit të votave me kusht dhe të diasporës të AAK-së do të përfundojë brenda orëve.

“Sa i përket numërimit të votave me postë dhe me kusht besojmë që është çështje orësh përfundimi i tyre, besoj që tashmë jemi afër fundit të numërimit të tyre, procesi ka filluar para një ore sepse kemi të bëjmë me një numër jo të madh të fletëvotimeve”, tha Elezi në T7.

Gjithashtu, Elezi tha se sipas vendimeve të PZAP-it, janë së paku 100 vendvotime që do t’iu nënshtrohen procesit të rinumërimit të votave./Gazeta Sinjali/