Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Rina Balaj, javë më parë bëri publike lidhjen me rep-artistin gjithashtu të njohur Sin Boy.
Së fundmi artistja ka zgjedhur që të publikojë fotografi të tjera me të dashurin dhe t’i ndaj me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Sinjali.
Rina shfaqet tejet e lumtur përkrah Sin Boy, me të cilin shihen duke u relaksuar në një divan të një studio muzikore.
Dyshja patën planifikuar që më 28 nëntor të publikonin këngën “Tentacion”, por që kjo u shty për një datë të pacaktuar, në shenjë solidarizimi me tërmetin e 26 nëntorit që ndodhi në Shqipëri./Gazeta Sinjali/