image Riktheu trofeun te Milani, Pioli zgjidhet trajneri më i mirë i Serie A për vitin 2022

Futboll

Riktheu trofeun te Milani, Pioli zgjidhet trajneri më i mirë i Serie A për vitin 2022

news image

Rikthimi i ‘Scudetto-s’ tek Milani pas 11 vitesh nuk mund të kalonte pa një vlerësim për trajnerin Stefano Pioli.

57-vjeçari ishte projektuesi i gjithë suksesit që regjistruan kuqezinjtë në sezonin 2021-2022. Për punën e jashtëzakonshme, Pioli është vlerësuar me çmimin “Pankina e Artë”.

Çmimi iu dorëzua trajnerit italian mëngjesin e së hënës në Koverçano, ndërsa u vlerësua nga të gjithë kolegët e tij, përveç atyre të cilët vijojnë përgatitjet për Uefa Champions League.

Pioli u rendit përpara trajnerëve Nikola dhe Spaleti, ndërsa teksa merrte çmimin u shpreh falenderues për stafin e skuadrës të cilën drejton.

“Jam i emocionuar. Kur shoh se çfarë bëmë vitin e kaluar, emocionet ndihen ende. Dua ta ndaj këtë çmim me të gjithë njerëzit e veçantë që punojnë në Milanello, me stafin tim dhe mbi të gjitha me lojtarët e mi, sepse gjithmonë kam menduar, si këtë vit, se jam trajner i një grupi të veçantë”

Aktualisht skuadra e Milanit po kalon një formë jo të mirë në kampionat, teksa po tenton t’i afrohet kreut. Ndërkohë në Champions League mori një fitore me shumë vlerë duke mposhtur Tottenham 1-0.

/GazetaSinjali/