Përveç trafikut të ngarkuar, mungesës së parkingjeve, qenve endacakë dhe makiatove, Prishtina njihet edhe për ajër të ndotur, shkruan Gazeta Sinjali.
Pavarësisht se vlerat e cilësisë së ajrit ishin ngritur gjatë muajve të parë të pandemisë, duket se stina e dimrit e riktheu ndotjen.
Sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur në kryeqytet, sot ajri ka arritur koeficientin prej 183 PM dhe konsiderohet e pashëndetshme.
Duke bërë kështu që Prishtina të radhitet lart, madje edhe para Koresë dhe Kinës në listën e shteteve me ajër të ndotur./Gazeta Sinjali/