image Rikthehet Liga e Kampionëve, Tottenham i Mourinhos me pak shpresa për kualifikim

Futboll

Futboll/ Rikthehet Liga e Kampionëve, Tottenham i Mourinhos me pak shpresa për kualifikim

news image

Sot nga ora 21:00 do të filloj të luhet faza e dytë e ndeshjeve të 1/8-së së finales.

Leipzig e pret në ‘Red Bull Arena’ finalistin e sezonit të kaluar, Tottenham, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas triumfit në Angli, Leipzing shpreson ta përsërit të njëjtën gjë edhe në Gjermani.

Duke parë mungesat që ka Spurs, atëherë gjermanët kanë shpresë për kualifikim të mundshëm.

Tek Tottenham mungojnë Son, Kane, Sissoko e Bergwijn, kurse në tek Leipzing në dyshim janë Ampadu e Werner.

Po ashtu sonte zhvillohet edhe ndeshja Valencia-Atalanta. Italianët veç se janë me një këmbë në fazën tjetër.

Atalanta mposhti Valencian në Itali me rezultat 4:1 dhe duke parë formën momentale, shumë lehtë mund të fitojnë edhe në Spanjë.

Kjo ndeshje do të luhet pa tifozë për shkak të frikës nga shpërndarja e Koronavirusit./Gazeta Sinjali/