Sipas Il Giornale, Andrea Belotti do të largohet nga Torino, ku është kapiten. Thuhet se ai ka vendosur të largohet si transferim i lirë, shkruan Sinjali Sport.
E interesim për të ka shfaqur Interi. Sulmuesi italian ishte opsion për ziekaltërit në verën e kaluar por Marotta e Ausilio vendosën që ta marrin Joaquin Correan nga Lazio.
Por, Belotti pritet t’i nisë bisedimet pas përfundimit të janarit, e Interi mund ta marrë falas në verë.